Rikthyen Wrexham në EFL, dyshja e Hollivudit blen aksionet e skuderisë së Formula 1

Rikthyen Wrexham në EFL, dyshja e Hollivudit blen aksionet e skuderisë së Formula 1

17:39, 26/06/2023

 

Dyshja e famshme e Hollivudit, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney pas suksesit të arritur me klubin uellsian Wrexham, duke e promovuar në Ligën e Futbollit (EFL) pas një mungese 15-vjeçare, kanë investuar edhe në Formula 1.

Mediat britanike kanë arritur një marrëveshje mahnitëse prej 171 milion £ për të blerë aksione te ekipi i garave me makina, Alpine.

Aktorët janë tashmë pjesë e një grupi të madh investimesh që ka blerë 24% të aksioneve të skuderisë.

Kompania mëmë e ekipit, Renault, njoftoi sot se Reynolds dhe McElhenney do t’i bashkohen Otro Capital dhe RedBird Capital Partners. Marrëveshja e vlerëson Alpine Racing me bazë në Britani në rreth 706 milion £.

Shefi ekzekutiv i Alpine Laurent Rossi tha: “Kjo shoqatë është një hap i rëndësishëm për të rritur performancën tonë në të gjitha nivelet.”

Rossi thotë se investimi do të rrisë profilin mediatik të Alpine, si dhe do të mbështesë performancën e tyre në afat të gjatë.

Alpine aktualisht renditen të pestët në kampionatin e konstruktorëve të F1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco