Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sukses historik, Luiza Gega triumfon dhe vendos rekord në Poloni

Sukses historik, Luiza Gega triumfon dhe vendos rekord në Poloni

12:03, 22/06/2023

Luiza Gega po kalon një formë mjaft të mirë. Ditën e sotme, atletja shqiptare ia doli të triumfojë në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë. Gega fitoi në divizionin e tretë të garës, duke regjistruar kohën 9:17.31.

Një sukses historik për Gegën, e cila arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve të ndryshme europiane. Duke barazuar kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio. Kampionia shqiptare, gjithashtu ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj.

Vetëm dy ditë më parë, Gega arriti të shpallej fituese edhe në garën ekipore të 5 mijë metrave, në kampionatin europian në Poloni. Atletja 34-vjeçare vijon që të nderojë dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi, teksa në muajt e fundit ka sjellë shumë medalje në vendin tonë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco