Mungon vetëm zyrtarizimi, Barcelona afron mesfushorin e Manchester Cityt

Mungon vetëm zyrtarizimi, Barcelona afron mesfushorin e Manchester Cityt

20:43, 21/06/2023

 

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Ilkay Gundogan do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës. Eksperti i merktos Fabrizio Romano bën me dije se mesfushori gjerman ka arritur marrëveshjen me drejtuesit katalanas dhe tashmë gjithçka është mbyllur.

Ai shkon më tej dhe raporton se Gundogan është regjistruar si lojtari më i ri i Barcelonës. Kontrata që ka firmosur mesfushori me Barcelonën, e mban atë në Spanjë të paktën për dy sezonet e ardhshme, me opsion rinovimi edhe për një tjetër.

Kështu, Barcelona gjen përforcimin në mesfushë që po e kërkonte prej kohësh. Gundogan largohet kështu nga Manchester City ku shkëlqeu me fanellën e qytetarëve, dhe në sezonin e fundit arriti të fitonte tre trofe, përfshirë këtu edhe Champions League. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco