Portieri i PSG-së zgjohet nga koma pas tre javëve

Portieri i PSG-së zgjohet nga koma pas tre javëve

17:13, 19/06/2023

Një lajm i mirë vjen nga Spanja për gjendjen e Sergio Rico.

Portieri i Paris Saint-Germain është zgjuar nga koma pas tre javëve dhe sipas raportimeve nga mediet spanjolle ai tashmë është i vetëdijshëm dhe ka filluar të komunikojë me gjeste me familjarët.

Bashkëshortja e tij, Alba Silva, u tha gazetarëve që prisnin jashtë spitalit për të marrë informacione në lidhje me gjendjen e Ricos, se portieri është duke e marrë veten pak nga pak.

“Po bëjmë hapa të vegjël përpara dhe po fillojmë të shohim dritën. Dalëngadalë, na duhet shumë durim”, tha ajo.

Rico ishte viktimë e një aksidenti të rëndë më 28 maj, kur u rrëzua dhe u sulmua nga kali në El Rocio, një fshat në Andaluzi.

Që atëherë ai është shtruar në spitalin “Virgen del Rocio” në Sevilje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco