Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Një ‘fillestar’ gjykon Shqipërinë ndaj Ishujve Faroe

Një ‘fillestar’ gjykon Shqipërinë ndaj Ishujve Faroe

14:09, 19/06/2023

Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë këtë të martë në mbrëmje është e një rëndësie të veçantë për kombëtaren kuqezi dhe fatin e saj në kualifikueset e Europianit 2024. Por UEFA ka vendosur që t’i caktojë drejtimin e sfidës një gjyqtari i cili nuk ka arbitruar më parë në ndeshje të këtij niveli.

Qiprioti 34-vjeçar Krisovalantis Theuli do të jetë ai i cili do të ndajë drejtësinë në stadiumin “Torsvollur” në Torshavn në Ishujt Faroe këtë të martë në mbrëmje. Ai do të jetë i asistuar nga një staf i përbërë nga vijërojtës qipriotë, ashtu si arbitri i katërt dhe asistenti i gjyqtarit të VAR-it. Ndërsa vetë gjyqtari i VAR-it, do të jetë grek, pasi UEFA ka caktuar Agelos Evangelou për këtë sfidë si personin që do të qëndrojë para monitorit për të gjykuar rastet e diskutueshme.

Kryesori Theuli nuk ka drejtuar asnjëherë më parë ndeshje zyrtare të kombëtareve A, por vetëm dy miqësore, Portugali-Nigeri 4-0 dhe Maltë-Irlandë 0-1, të dyja në vitin e kaluar.

Gjatë karrierës së tij si arbitër ndërkombëtar, ai ka drejtuar një ndeshje të Kombëtares U17 të Shqipërisë në kualifikueset e Europianit në vitin e kaluar, suksesin 3-1 të kuqezinjve të drejtuar nga Ervin Bulku ndaj Suedisë.

Ndërkohë, si gjyqtar i katërt ka qenë i pranishëm në suksesin historik të Teutës e cila në vitin 2020 mundi 2-0 në “Niko Dovana’ izraelitët e Beitar Jerusalem në raundin e parë kualifikues të Ligës së Europës, duke kaluar në turin tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco