Finalja e Ligës së Kombeve/ Kroaci-Spanjë, ballkanasit kërkojnë të shkruajnë historinë

Finalja e Ligës së Kombeve/ Kroaci-Spanjë, ballkanasit kërkojnë të shkruajnë historinë

09:36, 18/06/2023

Sot kombëtarja kroate e futbollit do të përballet me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve dhe do të kërkojë mundësinë për të fituar medaljen e parë të artë në histori.

Pas dy medaljeve të bronzta në kampionatet botërore (në 1998 dhe 2022) dhe të argjendit në Kupën e Botës në Rusi në 2018, kroatët sot kanë mundësinë të fitojnë të artën e parë në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Në rrugën e tyre drejt të artës, ata përballen me kombëtaren spanjolle, e cila është e rrezikshme, pavarësisht se në pamje të parë nuk ka aq shumë yje në përbërje, siç ishte më parë.

Të dyja kombëtaret fituan gjysmëfinalet në ndeshje dramatike. Pas kohës shtesë, Kroacia mposhti me rezultat 4-2 mikpritësin e Final Four-it, Holandën, ndërsa Spanja eliminoi Italinë me një gol në fund të 90 minutave të rregullta.

Image

 

Skuadrat e mundura të Holandës dhe Italisë do të takohen sot në ndeshjen e parë, e cila do të përcaktojë fituesin e medaljes së bronztë në sezonin e tretë të Ligës së Kombeve.

Ndeshja për vendin e tretë do të luhet në stadiumin De Grolsch Veste në Enschede me fillim nga ora 15:00, ndërsa finalja është caktuar për sonte në orën 20:45 në stadiumin e famshëm De Kuip të Roterdamit.

 

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës do të drejtohet nga arbitri i shquar gjerman Felix Zwayer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco