Shefi i sigurisë: Biletaria është mbyllur, të mbështesim Kombëtaren si tifozë të qytetëruar

Shefi i sigurisë: Biletaria është mbyllur, të mbështesim Kombëtaren si tifozë të qytetëruar

17:27, 17/06/2023

Shefi i sigurisë, Naim Dani, deklaroi se janë shitur të gjithë biletat e ndeshjes Shqipëri-Moldavi, që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në “Air Albania” në orën 20:45.

Në lidhje direkt me SportNews, ai deklaroi: “Biletaria është mbyllur. Këtë radhë është një risi e veçantë, sepse ka funksionuar shumë mirë sistemi online i blerjes së biletave. Për këtë i falënderojmë të gjithë spektatorët tanë dhe sportdashësit.

Bëjmë një kërkesë të veçantë për sot. Meqë çdo gjë deri tani, në masat organizative në bashkëpunim me delegatët dhe vëzhguesit e UEFA-s, me të gjithë operatorët që merren me organizimin e ndeshjes, me FSHF-në, me policinë e shtetit, me security, të gjithë masat janë marrë.

Një gjë e fundit e fundit ka ngelur: një sjellje qytetare e sportdashësve dhe çdo gjë ta mbyllim me sukses. Dhe të mbështesim Kombëtaren tonë.

Tifozët? Normalisht, nga ana e FSHF-së dhe sektori i sigurisë, janë marrë të gjithë kontaktet e nevojshme me të gjithë tifogrupet.

Kuptohet, në vend të parë është tifogrupi ‘Tifozat Kuq e Zi’, që deri tani ka një bashkëpunim tepër kuptimplotë dhe është e gatshme të ndihmojë kombëtaren shqiptare për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Kemi edhe 2-3 grupime të tjera, janë në masa të vogla. Sipas vendeve që kanë kërkuar, nga ana e FSHF-së ka qenë një dëshirë e plotë për të realizuar dëshirën e tyre. Deri tani çdo gjë është në funksionalitet të plotë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco