Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Messi vendos rekord personal dhe udhëheq Argjentinën drejt fitores kundër Australisë

Messi vendos rekord personal dhe udhëheq Argjentinën drejt fitores kundër Australisë

16:34, 15/06/2023

Futbollistët e Argjentinës triumfuan në ndeshjen miqësore ndaj Australisë, e cila u luajt në Kinë në stadiumin e punëtorëve në Pekin, me rezultat 2-0.

Takimi kishte protagonist Lionel Messin, i cili vendosi një rekord të ri personal. Jo vetëm që ishte golashënues për të shtatën herë radhazi me fanellën e kombëtares, por shënoi edhe golin më të shpejtë në karrierën e tij të pasur.

Messi shënoi një gol të bukur në sekondën e 80-të të ndeshjes. Ai mori topin rreth njëzet metra larg portës dhe më pas me një gjuajtje mjeshtërore mposhti portierin e Australisë Matt Ryan dhe shënoi golin e 103-të në paraqitjen e tij të 175-të për Argjentinën.

Në këtë mënyrë, Messi shënoi gol për herë të parë në karrierën e tij në minutën e dytë të lojës dhe vendosi një rekord personal.

 

 

Argjentinasi i madh deri më tani ka shënuar në çdo minutë përveç të parës dhe më së shumti, deri në 45, ka shënuar në minutën e 90-të ose në kohën shtesë.

Golin e dytë për kampionët e botës 2-0 e shënoi Pezzella.

Messi përdori në krahun e majtë Rodrigo de Paul, i cili krosoi topin dhe mbrojtësi i Betisit realizoi me kokë për 2-0.

Më 19 qershor, argjentinasit do të luajnë një tjetër ndeshje miqësore jashtë shtëpisë ndaj kombëtares së Indonezisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco