Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

PSG gati ta shesë që tani Kylian Mbappenë, shuma që kërkon Al Khelaifi

PSG gati ta shesë që tani Kylian Mbappenë, shuma që kërkon Al Khelaifi

15:21, 15/06/2023

Pasi njoftoi se nuk do të rinovojë me Paris Saint-Germain përtej 30 qershorit 2024, kur i përfundon kontrata aktuale, Kylian Mbappe është rikthyer në kryefjalën e merkatos së verës, pasi PSG është i interesuar për ta shitur që tani, për të mos e humbur me parametër zero pas një viti.

Gjatë orëve të fundit, është zbuluar shuma që kërkon të arkëtojë skuadra parisiene nga shitja e kartonit të sulmuesit 24-vjeçar.

Sipas “ESPN”, PSG është gati të dëgjojë oferta duke filluar nga 150 milionë euro.

Kjo do të ishte shuma për të cilën PSG do të thoshte “po”, si e keqja më e vogël, duke pasur parasysh mundësinë që ai të largohet në qershor 2024 si lojtar i lirë.

Megjithatë, shuma e përmendur mund të jetë pak më e lartë në rast se Reali i Madridit është i interesuar ta blejë këtë verë Mbappenë, sepse marrëdhëniet mes bardhezinjve dhe parisienëve nuk janë të mira.

Sipas “Le Parisien”, dëshira e sulmuesit francez është t’i bashkohet Realit, duke përjashtuar opsionet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco