Elbasan Rashani dëmtohet në prag të ndeshjes me Rumaninë, largohet nga grumbullimi

Elbasan Rashani dëmtohet në prag të ndeshjes me Rumaninë, largohet nga grumbullimi

14:15, 15/06/2023

Mesfushori sulmues i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, ka pësuar një lëndim, për shkak të të cilit nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë për Euro 2024.

Pas lëndimit Rashani iu ka nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Pasi u vlerësua ndjeshmëria e lëndimit, u vendos që lojtari të lirohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë procedurat e rikuperimit.

Stafi i Kombëtares i uron lojtarit rikthim sa më shpejt në fushën e gjelbër dhe shpreson që ai do të jetë i gatshëm e në formë për ndeshjet e shtatorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco