Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nuk është Kylian Mbappe, Reali e kërkon zëvendësuesin e Benzemasë tek Interi

Nuk është Kylian Mbappe, Reali e kërkon zëvendësuesin e Benzemasë tek Interi

13:22, 15/06/2023

Duke parë vështirësitë për të arritur te Kylian Mbappe, Lautaro Martinez është objektivi i ri i Real Madridit për të zëvendësuar të larguarin Karim Benzema. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, sulmuesi argjnetinas është një nga dëshirat e mëdha të Carlo Ancelottit, së bashku me një tjetër ish zikaltër, Achraf Hakimin, i cili aktualisht është pjesë e PSG-së.

Në veçanti, Lautaro Martinez, i përgjigjet prototipit të lojtarit që është i ngjashëm me Bezmenanë dhe shifrat në këtë sezon, kanë treguar rritje të konsiderueshme të ylli argjentinas. 28 gola të realizuara në çdo kompeticion, ku 21 kanë ardhur në kampionat, 3 në Champions, 3 në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupë.

Gjithashtu edhe Lautaro është i hapur për një transferim te Reali edhe pse drejtuesit zikaltër e shikojnë atë si të paprekshëm. Mediat spanjolle bëjnë me dije, se Lautaro dhe Hakimi janë dy kërkesat e vetme të Ancelottit për të përforcuar Realin sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco