Sonte Spanjë-Itali, cila kombëtare do të prekë finalen e Ligës së Kombeve?

Sonte Spanjë-Itali, cila kombëtare do të prekë finalen e Ligës së Kombeve?

09:56, 15/06/2023

Pas emocioneve që dhuroi mbrëmë përballja mes Holandës dhe Kroacisë (2-4), Liga e Kombeve sonte vazhdon me gjysmëfinalen e dytë, ku do të përballen Spanja dhe Italia.

Dueli mes spanjollëve dhe italianëve, parashikohet të sjellë një sfidë dramatike jo vetëm për shkak të rivalitetit që ekziston mes këtyre dy kombëtareve, por edhe për objektivin e këtyre dy skuadrave që synojnë t’i shkojnë deri në fund të kësaj gare evropiane.

Skuadra e cila do të triumfojë sonte do të ndeshet të dielën mbrëma me Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve.

Kroatët mbrëmë eliminuan Holandën (2-4), duke bërë një superparaqitje.

Ballafaqimi mes Spanjës dhe Italisë fillon në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco