Kroacia mposht Holandën dhe kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve

Kroacia mposht Holandën dhe kualifikohet në finalen e Ligës së Kombeve

23:24, 14/06/2023

Kroacia ka kaluar në finalen e Ligës së Kombeve. Ballkanasit mposhtën 4-2 Holandën në gjysmëfinale, pas kohës shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e tulipanëve, falë golit të shënuar nga Malen në minutën e 34’, ndërsa në pjesën e dytë, kroatët arritën të përmbysnin rezultatin, pas golave të shënuar nga Kramaric (penallti, 55) dhe Pasalic në minutën e 72’.

Mirëpo, kur dukej se gjithçka kishte mbaruar dhe pritej vetëm vërshëllima e fundit e gjyqtarit, Holanda arriti të barazojë rezultatin me golin e Lang në minutën e 90+6.

Goli i pësuar nuk i shqetësoi shumë lojtarët e Zlatko Dalicit, kështu që në minutën e tetë të shtesës, Petkovic shënoi një gol të bukur nga distanca dhe u solli sërish epërsinë. 4-2 finalen e vulosi Luka Modric nga penalltia në minutën e 116-të.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet nesër në Enschede nga ora 20:45 dhe do të takohen Spanja dhe Italia. Lufta për medalje, gjegjësisht finalja dhe ndeshja për vendin e tretë, janë planifikuar të dielën.

Rezultati dhe golashënuesit:

Holandë - Kroaci 2:4 (Malen 34', Lang 90+6' - Kramaric 55', Pashalic 73', Petkovic 98', Modric 116')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco