Zyrtare/ Elbasani nuk ndalet në merkato, afron mbrojtësin që shkëlqeu te Tomori

Zyrtare/ Elbasani nuk ndalet në merkato, afron mbrojtësin që shkëlqeu te Tomori

11:04, 14/06/2023

AF Elbasani vazhdon përforcimet për sezonin e ardhshëm ku do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë. Përfrocimi i radhës vjen në mbrojtje dhe bëhet fjalë për Kledis Hidan.

Ky i fundit ishte pjesë e skuadrës së Tomorit ku spikati me performancat e tij dhe luajti një rol kryesor në prapavijë. Tashmë Hida kthehet në qytetin e tij, ku synon të zhvillojë një tjetër sezon të mirë dhe të ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“𝗛𝗜𝗗𝗔 𝗘𝗦𝗛𝗧𝗘 𝗩𝗘𝗥𝗗𝗛𝗘𝗕𝗟𝗨!

Kledis Hida i bashkohet ekipit pas eksperiencës me skuadrën e Tomorit. Mbrojtësi elbasanas numëron paraqitje me ekipin e Kukësit dhe Vëllaznimit në Kosovë”, shkruhej në njoftimin e AF Elbasanit

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco