Roma nis bisedimet me PSG-në për transferimin e Verrattit

Roma nis bisedimet me PSG-në për transferimin e Verrattit

10:28, 14/06/2023

Roma raportohet se është në negociata me Paris Saint-Germainin për transferimin e Marco Verrattit këtë verë.

Në fund të vitit të kaluar, mesfushori italian nënshkroi një kontratë të re të vlefshme deri në verën e vitit 2026, por situata e tij në klub nuk është më ashtu siç ishte, teksa edhe tifozët janë kthyer kundër tij.

“RadioRadio” ka raportuar se klubi nga kryeqyteti italian është në bisedime me PSG-në për të marrë Verrattin në formë huazimi për një sezon, por që në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni i blerjes.

Për 30-vjeçarin do të ishte një rikthim në Itali, por debutim në Serie A.

Ai në të kaluarën ka luajtur vetëm në Serie B me Pescaran, teksa në vitin 2012 ishte blerë për 12 milionë euro nga parisienët.

Marco Verratti ka regjistruar 416 paraqitje zyrtare me kampionët e Francës, ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me 61 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco