Rrëfehet Rafael Leao: Dua të shkruaj historinë me fanellën e Milan

Rrëfehet Rafael Leao: Dua të shkruaj historinë me fanellën e Milan

09:39, 14/06/2023

Sezoni ende nuk ka mbaruar ende për Rafael Leao, që ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë për ndeshjet eliminatore të Euroo 2024. Mesfushori sapo ka rinovuar kontratën me Milan deri në vitin 2028, duke i premtuar besnikëri kuqezinjve.

“Nuk kam menduar kurrë për t’u larguar që aty. Dua të shkruaj historinë e këtij klubi”, u shpreh portugezi për mediat e vendit të tij. “Kisha vendosur që të qëndroja te Milan para se të hidhja firmën në kontratën e re”, tha Leao.

“Ua kisha shprehur dëshirën time edhe drejtuesve të Milan, se doja të qëndroja. Kur mbërrita te Milan klubi më mbështeti në mënyrë të pabesueshme. Nuk kam menduar kurrë për të luajtur me klube të tjera apo të largohesha nga Italia”, u shpreh Rafael Leao.

Portugezi pret ta mbyllë me sukses këtë sezon, teksa synon fitore në ndeshjet ndaj Bosnjës dhe Islandës me kombëtaren. “Nuk e di nëse do të luaj apo jo, unë jam gati dhe krenar që përfaqësoj kombëtaren e vendit tim”, tha Leao.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco