Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Giresse: S’mund të gabojmë më, Rumaninë e presin disa surpriza në Prishtinë

Giresse: S’mund të gabojmë më, Rumaninë e presin disa surpriza në Prishtinë

11:21, 13/06/2023

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, e ka paralajmëruar Rumaninë që nuk do ta ketë edhe lehtë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Giresse në një intervistë të dhënë për median rumune “ProSport”, ka thënë se nuk jemi në nivelin e Kroacisë, Serbisë apo Malit të Zi, por siç tha ai, është duke përgatitur mjaft surpriza për Rumaninë.

Francezi nuk ka zbuluar më shumë detaje, teksa ka folur për Ermal Krasniqin, i cili aktualisht luan te Cluj në Rumani, për të cilin ka thënë se nuk do të ndihmojë asgjë, pasi lojtarët rumunë shumica luajnë jashtë.

“Kam parë ndeshjet e fundit të Rumanisë, kam mbledhur shumë detaje interesante për ekipin, e di se çfarë duhet të bëjmë, por a prisni vërtet të mësoni nga unë sekrete të dobishme për Monsieur Iordanescu?” , u shpreh Giresse.

Megjithatë Giresse nguli këmbë se duhet të jenë të kujdesshëm për ndeshjen e së premtes, pasi nuk mund të bëjnë më gabime.

“Për ne është shumë mirë që mungon Razvan Marin, i cili ishte një lojtar i rëndësishëm në mekanizmin e ekipit kundërshtar. Gjithsesi, Rumania sot mbështetet më shumë te forca e grupit sesa tek individët. Nuk ka më një Hagi apo një Dumitresku. Është një kombëtare në kërkim të viteve të arta, e cila e nisi shkëlqyeshëm sezonin aktual dhe kjo na detyron të jemi edhe më të kujdesshëm për ndeshjen e së premtes” , tregoi Giresse.

 

Kosova me Rumaninë përballet të premten në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco