Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

La Liga/ Osasuna në Conference League, Villarreali i heq në shtesë vendin e dytë Atleticos së Madridit

La Liga/ Osasuna në Conference League, Villarreali i heq në shtesë vendin e dytë Atleticos së Madridit

21:18, 04/06/2023

Osasuna siguron pjesëmarrjen në Conference League në javën e fundit të La Ligas.

Skuadra navarre fitoi 2-1 përballë Gironës, duke mbajtur përfundimisht pas në renditje Athetic Bilbaon, që barazoi 1-1 në fushën e Realit të Madridit.

Budimir me dygolëshin e tij rezultoi heroi i Osasunës, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e Reinier në pjesën e dytë.

Sa i përket sfidës së luajtur në “Bernabeu”, miqtë humbën një 11-metërsh në minutën e 10-të (gaboi Vesga), gjithsesi sapo nisi pjesa e dytë realizoi Sancet.

Skuadra baske nuk ia doli ta mbronte rezultatin teksa në minutën e 72-të Benzema, që luajti ndeshjen e fundit me Realin, barazoi me 11-metërsh.

Nuk përfitoi nga barazimi i “Los Blancos” Atletico e Madridit që u barazua në minutat shtesa nga Villarreali 2-2. Jackson dhe Pascual realizuan për vendësit, ndërsa dy golat e “Los Colchoneros” i shënoi Correa.

Sevilla u mposht 2-1 nga Sociedadi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco