VIDEO/ Erzeni mbijeton në Superiore, Korabi mbetet në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Erzeni mbijeton në Superiore, Korabi mbetet në Kategorinë e Parë

19:46, 04/06/2023

Erzeni ka siguruar praninë për një tjetër edicion në Kategorinë Superiore.

Skuadra shijakase ka mbrojtur vendin e saj në elitën e futbollit shqiptar, duke triumfuar me shifrat 2-1ndaj Korabit në finalen e “play-out” që u luajt në “Niko Dovana”.

Një objektiv i arritur në “frymën e fundit” nga një skuadër që gjatë dy fazave të para u konsiderua “Hirushja” e Superiores, por që zhgënjeu në pjesën e dytë të sezonit duke rrezikuar madje edhe rënien direkt në javën e fundit.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Erzeni shënoi i pari me Sadikin që në minutë ne katër, por në të 20-tën Korabi u kundërpërgjigj me Tabakun.

Për minuta të tëra, pavarësisht epërsisë së shijakasve, ky rezultat mbeti i pandryshuar, aq sa për të përcaktuar fituesin u nevojit shtesa (dy kohë nga 15 minuta).

Në minutën e 97-të, Adnard Mehmeti realizoi golin e fitores për Erzenin.

Futbollistët e Korabit bënë gjithçka kishin mundësi për ta çuar ndeshjen te penalltitë, por e patën të pamundur për të shënuar një tjetër gol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco