Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Skënderbeu shpallet kampion, ja të gjitha verdiktet e Kategorisë së Parë

Skënderbeu shpallet kampion, ja të gjitha verdiktet e Kategorisë së Parë

18:40, 18/05/2023

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë së Parë dhe janë mësuar verdiktet përfundimtare të sezonit të rregullt të këtij turneu.

Skënderbeu barazon pa gola 0-0 në “Roza Haxhiu” përballë Lushnjës dhe shpallet kampion i Kategorisë së Parë. Korçarët ruajnë kreun e renditjes dhe mbyllin kampionatin me 2 pikë më shumë se rivalët e Dinamos, që janë mposhtur 1-0 në transfertë nga Luzi në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Skënderbeu mbyll kampionatin me 49 pikë, i ndjekur nga Dinamo me 47 pikë. Të dyja skuadrat do të luajnë në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm (kujtojmë që të dyja skuadrat kishin disa javë që kishin siguruar matematikisht rikthimin në Superiore).

Flamurtari mposht 3-1 Apoloninë dhe mbyll sezonin e rregullt në vendin e tretë në renditje në kuotën e 46 pikëve. Si vlonjatët edhe fierakët do të luajnë në Play Off, duke synuar një vend në elitë përmes ndeshjeve shtesë.

Tomori mbyll në mënyrën më të mirë këtë sezon, duke fituar 2-1 në Cërrik përballë Turbinës. Beratasit mbyllin kampionatin në vendin e katërt dhe do të luajnë në Play Off.

Besa fiton përballjen direkte përballë Burrelit me rezultatin e pastër 3-0 dhe siguron mbijetesën, por nuk arrin që të futet në zonën e Play Off-it.

Korabi merr tre pikë pa luajtur (Besëlidhja nuk paraqitet në Peshkopi) dhe në pritje të vendimit zyrtar të FSHF-së, ruan një vend në zonën Play Off.

Lushnja dhe Burreli do të luajnë një ndeshje shtesë për të patur mundësinë për të qëndruar në Kategorinë e Parë, pasi do të luajnë në Play Out me skuadrat që kanë fituar finalet e Play Off-it në Kategorinë e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco