Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

MLS/ Shaqiri kryeson listën e më të paguarve, renditja dhe shifrat

MLS/ Shaqiri kryeson listën e më të paguarve, renditja dhe shifrat

17:48, 18/05/2023

Sezoni i ri i MLS do të nisë të dielën. Si zakonisht, liga e yjeve dhe vijave, kampionati amerikan, përmes kanaleve të saj zyrtare, ka shpallur renditjen e 25 lojtarëve më të paguar në të gjithë kampionatin.

Në vend të parë gjejmë ish-yllin e Interi, Liverpool dhe Bayern Munich Xherdan Shaqiri, tashmë me Chicago Fire, me një pagë të garantuar prej 8 milionë e 153 mijë dollarë (rreth 7.5 milionë euro).

Pas tij vjen ish-kapiteni i Napoli-t, Lorenzo Insigne, i cili qëndron në vendin e dytë me 7.5 milionë dollarë (pak nën 7 milionë euro) të garantuara nga Toronto FC.

Në vendin e tretë pozicionohet ish-ylli i Real dhe United Javier ‘Chicarito’ Hernandez i Los Angeles Galaxy me 7.4 milionë dollarë (6.7 milionë euro).

Menjëherë jashtë podiumit gjejmë italianin tjetër të Torontos: Federico Bernardeschi. Në fakt, ish-lojtari i Juventusit merr një pagë prej 6.3 milionë dollarësh (5.9 milionë euro).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco