Pioli: Krenar që arritëm në gjysmëfinale, zhgënjim nëse nuk arrijmë Championsin për sezonin tjetër

Pioli: Krenar që arritëm në gjysmëfinale, zhgënjim nëse nuk arrijmë Championsin për sezonin tjetër

12:52, 17/05/2023

Zikaltrit e Interit arritën fitoren minimale 1-0 përballë rivalëve historikë të Milanit mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, duket u rikthyer kështu në finalen e madhe të kompeticionit.

Pas eliminimit, tepër i zhgënjyer, disa fjalë për mediat i tha dhe tekniku i “kuqezinjve”, Stefano Pioli, i cili tha se zhgënjimi i vërtetë i këtij sezoni do të vijë vetëm nëse Milani nuk arrin të kualifikohet për në Champions sezonin e ardhshëm, nëpërmjet kampionatit.

“Ka vetëm zhgënjim, është e vërtetë që kemi arritur në gjysmëfinale të Champions League, duhet të jemi krenarë për këtë, por është e qartë se kemi ëndërruar për finalen dhe kemi dashur të mposhtim rivalët tanë.

Mosarritja na shkakton zhgënjim, por do të duhet të përqendrohemi te kampionati. Zhgënjimi i vërtetë do të ishte të mos luanim në Champions League sezonin e ardhshëm”, u shpreh tekniku Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco