Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

‘Lojtari i ndeshjes’ në Real - City shkakton debate të mëdha, legjendat e futbollit u shfaqën të habitur

‘Lojtari i ndeshjes’ në Real - City shkakton debate të mëdha, legjendat e futbollit u shfaqën të habitur

15:40, 10/05/2023

Ekipi i ekspertëve të CBS Sports, i përbërë nga tre legjenda të futbollit botëror, ishte në një gjendje shoku pasi u bë e ditur se Kevin de Bruyne kishte fituar çmimin lojtari i ndeshjes mes Real Madrid dhe Manchester City.

De Bruyne, i cili prej vitesh ka qenë motori dhe forca shtytëse e të gjitha roleve sulmuese të Manchester Cityt, mbrëmë, për të disatën herë, u deklarua si hero për golin e barazimit dhe një rezultat pozitiv për qytetarët që tashmë shpresojnë të kualifikohen në Etihad.

Me rezultatin 1-0 për Real Madridin, De Bruyne shënoi një gol spektakolar për të vendosur baraspeshën në 1-1 në prag të ndeshjes së dytë. Përveç kësaj, belgu brilant u vu re gjatë gjithë 90 minutave dhe pothuajse nuk pati asnjë sulm që ai të mos e niste.

Por ekipi i ekspertëve të CBS, i cili përfshin Thierry Henry, Jamie Carragher dhe Micah Richards, u trondit kur mësuan se De Bruyne u shpall lojtari i ndeshjes. Ata paraqitën pikëpamje krejtësisht të ndryshme.

Kur u pyetën se kujt do t'ia jepnin çmimin, Carragher dhe Richards ranë dakord që Vinicius Junior të merrte çmimin lojtari i ndeshjes. Carragher më pas shtoi se edhe Edouardo Camavinga luajti një ndeshje të denjë për këtë çmim.

Me këtë u pajtua edhe francezi legjendar Thierry Henry, i cili beson se Camavinga ishte lojtari më i mirë në ndeshjen e madhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

"Vinicius luajti në pozicionin e tij dhe ne të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjë. Por Camavinga... Camavinga nuk ka luajtur asnjëherë mbrojtës i majtë në jetën e tij dhe tani ai po e bën mirë. Vjen në mesfushë, mbron. Duket i fortë. Zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme”, tha Henry.

Kur morën vesh se De Bruyne ishte lojtari i ndeshjes, komentuesit ekspertë u habitën nëpër studio pse e fitoi çmimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco