Nuk ka fitues në Ballkani-Prishtina, përfiton Drita

Nuk ka fitues në Ballkani-Prishtina, përfiton Drita

18:06, 04/05/2023

 

 

Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit në Kosovë, nuk prodhoi fitues. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë u mbyll në shifrat 1-1 teksa vendasit shmangën disfatën vetëm në çastet e fundit. Ishin kryeqytetasit ata të cilët kaluan në avantazh të parët në minutat shtesë të pjesës së parë falë golit të Shefitit.

Por, por në shtesë, këtë herë në fraksionin e dytë, shënuan edhe të besuarit e trajnerit Ilir Daja me golin e Rrahmanit që i dhuroi një pikë të tijve. Një pikë e cila nuk është mjaftueshëm për momentin ku gjendet kampionati pasi aktualisht Ballkani mban vendin e dytë me 63 pikë, tre më pak se Drita kryesuese. Ndërkohë, Prishtina mbetet në vendin e katërt me 32 pikë.

Nga ana tjetër, barazimin e Ballkanit e shfrytëzoi në maksimum Drita që në transfertë mposhti Llapin me rezultatin 0-2. Miqtë ju falën golave të Baftiut dhe Ovoukas në pjesën e dytë teksa më fraksionin e parë vendasit shpërdoruan një 11-metërsh me Alidemajn. Pas këtij rezultati, Drita kryeson kampionatin me 66 pikë ndërsa Llapi renditet në vendin e gjashtë me 41 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco