'Jam kërcënuar me jetë', arbitri që nuk i dha një penallti Dortmundit kërkon ndihmën e policisë

'Jam kërcënuar me jetë', arbitri që nuk i dha një penallti Dortmundit kërkon ndihmën e policisë

16:51, 01/05/2023

 

Ndeshja që përfundoi në barazim mes Bochumit dhe Borussia Dortmundit ishte e mbushur me polemika, sidomos për një penallti të pa dhënë nga gjyqtari Sascha Stegemann. Një gabim ky që më pas u pranuar edhe nga vetë arbitri, por kjo gjë nuk ka mjaftuar për të shmangur zemërimin e tifozëve verdhezi, duke marrë parasysh edhe rëndësinë e ndeshjes që i kushtoi vendin e parë në Bundesligë skuadrës së Terzic.

Polemikat u shtuan ndjeshëm, por shqetësimi është edhe më i madh, pasi ka përfunduar në kërcënime të ndryshme. Këtë gjë e konfirmon vetë gjyqtari përgjatë një interviste për mediat lokale, ku Stegemann ka deklaruar se tashmë po shoqërohet nga një eskortë policie.

“Kam marrë kërcënime konkrete, me fakte që më kanë detyruar të bëj një denoncim për këtë gjë. Tani unë shoqërohem nga një eskortë policie që po kujdesen për jetën time”, ishin fjalët e gjyqtarit Sascha Stegemann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco