Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Manchester City në ‘alarm’, De Bruyne mund të mungojë ndaj Real Madridit

Manchester City në ‘alarm’, De Bruyne mund të mungojë ndaj Real Madridit

15:25, 01/05/2023

Kevin De Bruyne humbi ndeshjen e Manchester City kundër Fulham të dielën për shkak të një dëmtimi.

Fantazisti belg shënoi dy herë kundër skuadrës së Arsenalit, por ai u detyrua të humbasë ndeshjen ndaj Fulhamit.

“De Bruyne nuk ndihet mirë. Ai ka disa shqetësime dhe nuk mundi të udhëtonte. Nuk e di se sa kohë nuk do të jetë i disponueshëm”, u shpreh Guardiola për “Sky Sports”.

De Bruyne u zëvendësua nga Julian Alvarez në duelin e Cityt kundër Arsenalit.

Kanë mbetur edhe pak më shumë se një javë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City.

Mbetet për t’u parë nëse De Bruyne do të jetë mjaftueshëm i aftë për t’u paraqitur në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco