Finalja e Kampionatit Futsall 2023/ Tirana triumfon në duelin e tretë dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Finalja e Kampionatit Futsall 2023/ Tirana triumfon në duelin e tretë dhe shpallet kampione e Shqipërisë

12:57, 01/05/2023

Tirana Futsall është shpallur kampione e Shqipërisë për edicionin 2022-2023, pasi triumfoi në ndeshjen e tretë të finales, duke mposhtur Flamurtari Futsall.

Ndeshja që ka përmbyllur sezonin e suksesshëm të Kampionatit Kombëtar të Futsallit, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, është zhvilluar të dielën në pallatin e sportit “Goga” në Durrës dhe përfundoi me fitoren 5-3 të skuadrës kryeqytetase.

Ndryshe nga dueli i dytë, që ka qenë shumë i balancuar deri në sekondat e fundit ku u vendos edhe rezultati final, përballja finale e sezonit ka ofruar edhe më shumë emocione dhe gola. Tirana ka kaluar që në minutën e tretë në avantazh me golin e shënuar nga Kaca në minutën e 3-të, duke zhbllokuar shumë shpejt rezultatin e sfidës, teksa në minutën e 12-të është Doçi që e dërgon topin në rrjetë çuar shifrat në 2-0.

Në minutën e 17-të akordohet penallti për Tiranën, që transformohet në gol nga kapiteni Kaca, duke thelluar rezultatin në 3-0.

Flamurtari reagon në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë me Shehajn në minutat 22 dhe 31 e duke ngushtuar shifrat në 3-1, por në minutën e 27-të është Kaca që realizon golin e 4-të për Tiranën dhe tretin personal me penallti.

Në minutën e 38-të, Muça i Tiranës realizon edhe golin e pestë që duket se vulosi fitoren e bardheblu, me Shehajn e Flamurtarin që shënon në minutën e 39-të për të fiksuar rezultatin final në 5-3.

Duhet theksuar se ka qenë një finale ku janë akorduar një numër i madh penalltish gjatë lojës me Flamurtarin që ka humbur katër të tilla, ndërsa Tirana humbi 1 dhe shndërroi në gol 2 nga 3 penalltitë e fituara.

Në përfundim të finales së tretë u organizua edhe ceremonia tradicionale me Drejtorin e Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri, i cili i ka dorëzuar trofeun e kampionit dhe medaljet ekipit Tirana Futsal.

Ndeshja e parë e finaleve e luajtur në Vlorë kishte përfunduar me fitore 9-3 të Tiranës, ndërsa e dyta e luajtur në Tiranë u fitua 2-1 nga Flamurtari.

Kësisoj, Tirana Futsal do të marrë pjesë në turet kualifikuese të UEFA Futsal Champions League.

Kampionati Kombëtar i Futsallit 2023

Finalet

Ndeshja e parë

Flamurtari-Tirana            3-9

Shënues: Kalus 6’, Kapaj 38’, Qopekaj 39’ / Mërtiri 1’, 30’, Kaca 8’, 10’, 39’, Prendi 12’, 34’, Doçi 13’, Muça 33’

Ndeshja e dytë

Tirana-Flamurtari      1-2

Shënues: Kaca 40’ (p)/ Gjoklaj 38’, Kaca (ag) 40’

Ndeshja e tretë

Flamurtari -Tirana           3-5

Shënues: Shehaj 22’, 31’, 39′ / Kaca 3’, 17’ (pen.), 27’ (pen.), Doçi 12’, Muça 38’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco