Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Spanjë/ Keidi Bare ndjek nga stoli suksesin e Espanjolit

Spanjë/ Keidi Bare ndjek nga stoli suksesin e Espanjolit

23:09, 30/04/2023

Espanyol arriti një fitore të madhe në luftën për mbijetesë.

Skuadra e trajnerit Garcia triumfoi me rezultatin minimal 1-0, falë një penalltie të shndërruar në të 38’.

Të zotët e shtëpisë u treguan më kërkues dhe u rikthyen te fitorja në La Liga pas tetë ndeshjesh.

Spanjolli Joselu ishte heroi i takimit, pasi shtatë minuta përpara përfundimit të pjesës së parë goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe realizoi golin e 14-të sezonal në La Liga me fanellën e Espanyolit.

Në fraksionin e dytë, Getafe u munda u mundua të barazonte rezultatin.

Në anën tjetër, vendasit krijuan raste për të vulosur fitoren, por pa sukses.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, qëndroi në stol përgjatë gjithë sfidës dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Garcia.

Falë këtij triumfi tepër të rëndësishëm, Espanyoli ngjitet në vendin e 18-të me 31 pikë po aq sa Getafe, ndërsa dueli i mbijetesës bëhet tepër interesant në javët e mbetura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco