Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Milani bën pazar në Premier League, kuqezinjtë synojnë mesfushorin e Liverpool

Milani bën pazar në Premier League, kuqezinjtë synojnë mesfushorin e Liverpool

20:36, 27/04/2023

 

Milani synon që të bëjë merkato në Premier League. Në listën e objektivave të skuadrës kuqezi nuk është vetëm Kyle Walker. Emri i anësorit të Manchester City doli në skenë gjatë ditëve të kaluara, por sot “Corriere dello Sport” shkruan se klubi italian synon edhe një mesfushor për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Naby Keita do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit me parametër zero dhe karriera e tij mund të vazhdojë në Milano, në krahun kuqezi të qytetit.

Mesfushori u ble nga Leipzig për 65 milionë euro nga klubi anglez, por tashmë mund të kthehet në një operacion shumë premtues dhe ekonomik për Maldinin dhe Massaran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco