Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Liga e Europës/ Ja kur do të luhen sfidat gjysmëfinale

Liga e Europës/ Ja kur do të luhen sfidat gjysmëfinale

11:26, 21/04/2023

Liga e Europës mësoi mbrëmjen e djeshme katër skuadrat gjysmëfinaliste të aktivitetit.

Në lojë janë italianët e Juventusit dhe Romës, rekordmenët e Seviljes si dhe surpriza gjermane e Bajer Leverkusen.

Një gjysmëfinale do të jetë ajo mes Juventusit dhe Seviljes, me italianët që cilësohen favoritë, por kanë përballë specialistët e turneut që kanë fituar 6 herë këtë trofe.

Juventusi luan në fushën e vet ndeshjen e parë, teksa kthimi zhvillohet në Spanjë.

Në duelin tjetër, Roma do të jetë pritëse në ndeshjen e parë ndaj Bajer Leverkusen.

Kjo e fundit, në drejtimin e Xabi Alonsos, ka kaluar nga një skuadër që po luftonte për mbijetesë në Bundesligë, në pretendente për një torfe europian.

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të turneut do të luhen më datë 11 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 18 maj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco