Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Barcelona merr barazimin e dytë radhazi në LaLiga

Barcelona merr barazimin e dytë radhazi në LaLiga

19:16, 16/04/2023

Barcelona merr barazimin e dytë radhazi në LaLiga, madje me të njëjtin rezultat 0-0. Pasi u ndaj në “Camp Nou” nga Girona, “blaugranat” lanë dy pikë të tjera edhe në transfertë me Getafen.

Tashmë diferenca me Realin e Madridit të vendit të dytë është ngushtuar në 11 pikë, por që gjithsesi mbetet e thellë për të menduar se Barcelona mund ta humbë garën e titullit, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u luajtur.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, duhet pranuar që në fund “Blaugranat” ishin me fat në fundin e sfidës, pasi Borja Mayora iu afrua shumë golit.

Për Barcelonën lojtari më i mirë në fushë ishte Raphinha, por tentativat e tij u ndalën nga portieri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco