Milan-Napoli, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Milan-Napoli, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

21:59, 12/04/2023

Milani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Napolit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Napoli e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Khvicha Kvaratskhelia, por vendasit larguan topin nga vija fatale.

Pas tij ishte radha e Piotr Zielinskit i cili gjuajti nga distanca, por në pozicion ishte portieri Mike Maignan.

Kuqezinjtë rastin e parë e kishin me Rafael Leoan, por ai gjuajti jashtë porte.

Goli erdhi në minutën e 40-të, kur Ismael Bennacer pas një kundërsulmi arriti të shënojë për 1-0.

Një rezultat i mirë për Milanin, pas pjesës së parë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco