Statistikat e Milan-Napoli, derbi italian për herë të parë në Champions

Statistikat e Milan-Napoli, derbi italian për herë të parë në Champions

18:51, 12/04/2023

Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Napolit, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Champions-it mes tyre është cilësuar edhe si derbi italian.

Por përkufizimi nuk është edhe fort i saktë, sepse me fanellat e ekipeve italiane sot në fushë do të jenë dy skuadra të formuara me lojtarë të 24 kombësive të ndryshme e që vijnë nga katër kontinente.

Tonali e Kalabria në formacion, me Florencin e Gabian në pankinë është gjithçka ofron Milani në terma përkatësie pasaporte italiane, ndërkohë që Napoli krenohet me vetëm Meretin dhe Di Lorencon në 11-shin fillestar.

– Milani nuk e kishte kaluar raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2011/’12, gjithashtu në atë rast duke eliminuar një ekip nga Londra (fitore 4-0 në ndeshjen e parë, humbje 0-3 në ndeshjen e dytë kundër Arsenalit).

– Kjo do të jetë hera e parë që “Djalli” dhe Napoli përballen për herë të parë në kompeticionet europiane. Ndërkohë, kuqezinjtë janë përballur dy herë me Napolin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke përparuar në të dyja rastet: 2-1 në 1936- ën dhe 2-0 në 2019-ën.

– Milani ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e tij në kompeticionet europiane kundër ekipeve italiane (0-2 kundër Parmës në ndeshjen e dytë të finales së Superkupës së Europës 1993)

– Bilanci plotësohet me pesë fitore (njëra prej të cilave në penallti në finalen e 2003-shit kundër Juves) dhe tri barazime.

– Napoli u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tij. Në përgjithësi, ky është rasti i shtatë që napolitanët arrijnë në çerekfinale në një kompeticion europian (1 në Champions, 3 në Ligën e Europës dhe 3 në Kupën e Kupave).

– Napoli do të përballet për herë të dytë me një kundërshtar italian në kompeticionet europiane; i vetmi precedent i këtij lloji daton në sezonin 1988/’89, kur napolitanët përparuan kundër Juves në çerekfinalet e Kupës UEFA.

– Napoli ka fituar tri nga pesë ndeshjet e fundit kundër Milanit në ndeshjet zyrtare (2H), të gjitha të luajtura në Serinë A, pasi ka arritur vetëm një sukses në po aq ndeshjet e mëparshme kundër kuqezinjve në të gjitha turnetë (3B, 1H).

– Hera e fundit që Napoli u takua me “Djallin” në një kompeticion tjetër përveç Serisë A ishte në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2018/’19, kur u eliminuan nën drejtimin e Karlo Ançelotit.

– Napoli ka shënuar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha turnetë. I vetmi rast pa gol në ndeshjen në shtëpi të sezonit të kaluar (0-1, 6 mars 2022).

– Napoli i ka fituar të tria ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Milanit, duke mbajtur dy herë portën e paprekur – të njëjtin numër fitoresh nga 28 ndeshjet e mëparshme jashtë fushe kundër Milanit në të gjitha turnetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco