Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nëse Zidane merr drejtimin e PSG-së, ky është ‘fati’ i Neymar

Nëse Zidane merr drejtimin e PSG-së, ky është ‘fati’ i Neymar

10:39, 04/04/2023

Zinedine Zidane do t’i rikthehet rolit të trajnerit sezonin e ardhshëm.

Ky informacion është publikuar nga “Mundo Deportivo” duke iu referuar njerëzve të afërt të Zidane të cilëve francezi u tha se po rikthehej.

“Janë dy klube që janë opsione për Zidane. Sado befasuese të jetë, njëri është Real Madridi. Zidane ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Florentino Perez. I dyti është PSG, klub me të cilin ai tashmë ka negociuar verën e kaluar, shkruan “Mundo Deportivo”.

Besohet se Zidane është ende më afër PSG-së sesa një rikthim te Reali.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, është afër shkarkimit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Zidane është favorit për ta pasuar atë.

“Mundo Deportivo” thekson se ardhja e Zidane do të nënkuptonte shumë ndryshime në skuadër, teksa Neymar do të largohej nga ekipi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco