Stankovic: Jam krenar që jam cigan, Mourinho nuk ka pse të më mbrojë

Stankovic: Jam krenar që jam cigan, Mourinho nuk ka pse të më mbrojë

21:02, 03/04/2023

Në javën e 28-të të Serisë A, Dejan Stankovic humbi si trajner i Sampdorias me rezultat 3-0 ndaj Romë, e drejtuar nga ish-trajneri i tij Jose Mourinho.

Ajo që ra në sy nga ky takim ishte shpërthimi i ish-lojtarit të Interit, i cili ishte kundër kartonit të kuq që mori Murillo dhe për këtë gjë tifozët e Romës filluan të vërshëllenin dhe t’i thërrisnin “Cigan” teknikut serb.

Në këtë moment, ishte trajneri portugez, Mourinho, i cili u ngrit menjëherë nga pankina dhe i kërkoi tifozëve të tij të ndalonin.

Stankovic ishte një lojtar kyç për Mourinhon te Inter, i cili fitoi tripletën në 2010, si trofetë italianë ashtu edhe titullin evropian. Megjithatë, Stankovic erdhi te Inter si një legjendë e Lazios, rivalit më të madh të Romës, dhe për këtë arsye ai ishte i “piketuar” nga tifozët e Romës. Pasi ai kundërshtoi arbitrin si trajner i Sampdorias, tifozët e Romës filluan t'i thërrisnin "Ciganë".

Është një thirrje fyese që i bëhet zakonisht serbëve. Sapo nisën me ato thirrje ndaj Stankovicit, Mourinho u ngrit nga pankina dhe drejt tribunës jugore të Olimpico-s u bëri shenjë tifozëve të ndalonin. Pas ndeshjes Stankovic u kërkua nga gazetarët të komentojë situatën.

"Unë i jam mirënjohës Jose, sepse as që e vura re, por për sa i përket thirrjeve, jam krenar për atë që jam. Jam krenar që jam cigan."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco