Refuzoi të ndërpriste agjërimin, Nantes nuk grumbullon lojtarin

Refuzoi të ndërpriste agjërimin, Nantes nuk grumbullon lojtarin

20:59, 03/04/2023

Një lojtar i skuadrës së Nantes nuk ka pranuar vendimin e klubit për të ndërprerë agjerimin gjatë muajit të shenjtë dhe kjo i ka kushtuar shumë. Drejtuesit e Nantes kanë vendosur që ai të mos grumbullohet gjatë gjithë periudhës që do të qëndrojë pa ngrënë e pa pirë në ditët e agjerimit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Jaouen Hadjam, i cili u përjashtua të dielën në prag të sfidës me Reims por do të qëndrojë jashtë ndeshjeve zyrtare nëse nuk do të ndryshojë qëndrim.

I huazuar në janar nga Paris FC, Hadjam është aktivizuar në 9 ndeshje nga trajneri Koumbouare dhe deri në momentin e fërkimeve me të, konsiderohej si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Trajneri ka deklaruar se: “i mbështet njerëzit që agjerojnë por jo lojtarët pasi për të luajtur një ndeshje duhet të ushqehesh”.

“Nuk është ndëshkim por rregullat i vendos unë”, theksoi tekniku. Gjatë ditëve të shkuara, në Francë ka pasur një polemikë në lidhje me kërkesën e lojtarëve myslimanë të cilët kanë kërkuar ndëprerjen e ndeshjeve në perëndim të diellit në mënyrë që të konsumojnë diçka, por federata ka kundërshtuar duke theksuar se një gjë e tillë bie ndesh me ligjet federale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco