Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ultimatum nga ultrasit zikaltër për Inzaghin dhe lojtarët: Bëni kthesë ndaj Juventusit, ndryshe do t’ju trajtojmë siç e meritoni

Ultimatum nga ultrasit zikaltër për Inzaghin dhe lojtarët: Bëni kthesë ndaj Juventusit, ndryshe do t’ju trajtojmë siç e meritoni

19:50, 03/04/2023

Interi është në ritëm të plotë kualifikues në Champions League e këtij sezoni. E sheh veten në çerekfinale të Ligës së kampionëve dhe gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Por trendi është jashtëzakonisht negativ dhe zikaltrit po kalojnë një situatë shumë të pakëndshme.

Tri humbjet radhazi të pësuara në Serie A kanë ndezur polemika dhe diskutime. Inzaghi nuk është më shumë i palëkundur dhe tani po dëgjohen edhe tifozët, të cilët kanë publikuar një deklaratë në një llogari në rrjetet sociale ku flasin qartë për ‘trenin e fundit’ të skuadrës zikaltër, e cila nuk mund të dështojë në Kupën e Italisë.

Një sezon shumë i çuditshëm për Interin, i cili në Champions League është skuadër kompakte dhe e bukur për t’u parë. Zikaltrit kanë arritur në çerekfinale duke eliminuar Barcelonën dhe Porton (pa pësuar gol), por në Serie A duhet të luftojnë ende për të zënë një vend në ‘top 4’, që vlen kualifikimin në Champions-in e sezonit të ardhshëm. Objektivi i titullit është braktisur prej javësh të tëra, por tani duhet të mbrohet të paktën vendi i katërt, shumë në rrezik.

Image

Interi ka 50 pikë, si Roma, dy më shumë se Atalanta dhe një më pak se Milani. Me Lazion 5 pikë përpara. Mjedisi i Interit po dridhet, sepse ekziston frika se moskualifikimi mund të ketë pasoja të rëndësishme edhe në nivel ekonomik. Skuadra e Inzaghit është në vështirësi reale, ajo ka humbur tri ndeshjet e fundit dhe katër nga pesë të fundit (me Bologna, Spezia, Juventus dhe Fiorentina). Janë vetëm 13 pikë të fituara në 10 ndeshjet e fundit. Tendencë jashtëzakonisht negative.

Ka ende kohë për të arritur më shumë dhe shpëtuar sezonin. Në pritje të ndeshjes së kampionatit kundër Salernitana (e premte, 7 prill, ora 17:00), është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë kundër Juventusit (e martë, 4 prill, ora 21:00). Një ndeshje që Interi dëshiron ta fitojë dhe që për tifozët përfaqëson një objektiv shpagimi. Tifozët e organizuar zikaltër, përmes kanaleve të tyre sociale bënë që zëri i tyre të dëgjohej. Madje shkruajtën ashpër, më formë ultimatumi:

“Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve janë në hapat e fundit. Gjithmonë kemi dhënë mbështetje, as për një sekondë nuk kemi reshtur së qeni pranë skuadrës, edhe pas rezultateve më të këqija të sezonit, por tani durimi ka fund. Nëse kemi toleruar luhatje të rezultateve në një kampionat që meritat e të tjerëve nuk janë dëshmuar brenda mundësive tona, tani është koha të mos ndalemi.

Për këto arsye ne do t’iu qëndrojmë ende ngjyrave tona, por është e qartë se durimi ka sosur dhe nëse rezultatet pozitive nuk vijnë, do t’i mbajmë TË GJITHË PËRGJEGJËS, do t’ju trajtojmë ashtu siç e meritoni. Respektoni fanellën dhe historinë tonë. Jepni gjithçka, mos kurseni asgjë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco