Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Serie A/ Juventusit i mjafton 1 gol me Veronën, afrohet në zonën e Championsit

Serie A/ Juventusit i mjafton 1 gol me Veronën, afrohet në zonën e Championsit

22:49, 01/04/2023

Juventusi vijon me serinë e rezultateve pozitive në kampionat.

Bardhezinjtë e Alegrit mposhtën me rezultatin 1-0 Veronën në duelin e vlefshëm për javën e 28-të në Serinë A.

Kjo përballje u vendos nga goli i sulmuesit Ken në minutën e 56-të.

Edhe pse të dënuar me 15 pikë, Juvetusi ka gjetur forcën për të fituar terren, teksa tashmë e gjen veten vetëm 4 pikë larg zonës Champions.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat për “Zonjën e Vjetër”, që në sfidën e radhës do të përballet me Lacion në “Olimpico”.

Djemtë e Masimiliano Alegrit duket se janë gati të sulmojnë një nga katër vendet e para, për të siguruar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.

Për sa i përket lojtarit më të mirë të duelit të sotëm, ai është zgjedhur mesfushori Lokateli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco