Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Tripletë e Haaland ndaj Burnleyt, Manchester City kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

Tripletë e Haaland ndaj Burnleyt, Manchester City kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

20:53, 18/03/2023

Manchester City kualifikohet me goleadë në gjysmëfinale të FA Cup. 

Cityzens shkatërruan 6-0 Burnley-n, që nuk pati asnjë shans për të përballuar furinë e ekipit të Guardiolës.

Erling Haaland i dha epërsinë Manchester City-t në sfidën me Burnely-n, në gjysmëfinale të FA Cup.

Sulmuesi norvegjez gjeti hapësirën e nevojshme mes dy qendërmbrojtësve kundërshtarë për të shfrytëzuar një pasim perfekt të Alvarez, 1-0.

Vetëm pak çaste më vonë, 22-vjeçari tundi për herë të dytë rrjetën, në këtë rast falë bashkëpunimit me Foden, 2-0.

Pa u mbushur çerek ore lojë nga fillimi i pjesës së dytë, Haaland realizoi të tretin.

Pak minuta më vonë, Alvarez, i shërbyer nga De Bruyne, thelloi në 4-0 diferencën.

Seria e golave të City-t vijoi me finalizimin e Cole Palmer, 5-0.

Të gjashtin e shënoi Alvarez, i asistuar nga De Bruyne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco