Flick publikon listën e Gjermanisë/ Pesë emra të rinj, mes tyre edhe sulmuesi nga Kosova

Flick publikon listën e Gjermanisë/ Pesë emra të rinj, mes tyre edhe sulmuesi nga Kosova

16:49, 17/03/2023

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka ndarë mendjen për futbollistët që do të grumbullojë për dy miqësoret e fund-marsit.

Tekniku ka grumbulluar plot 5 futbollistë për herë të parë, mes të cilëve edhe sulmuesin me origjinë nga Kosova, Mërgim Berisha, i cili po bën mjaft mirë me Augsburgun.

Emrat e tjerë që vijnë për herë të parë në Kombëtaren e parë, janë mbrojtësi i Stuttgartit Josha Vagnoman, ai i Borussia Dortmund Marius Wolf dhe sulmuesit e Brentford e Wolfsburg, Kevn Schade e Nmecha.

Gjermania do të luajë miqësoren e parë ndaj Perusë më 25 mars dhe tri ditë më vonë do të matë forcat me Belgjikën, në një tjetër përballje miqësore.

Kujtojmë që Gjermania është e kualifikuar direkt në Euro 2024, si vend organizator i kompeticionit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco