Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

'Patrik do bëjë ndërhyrje', Shehi flet para duelit me Bylisin: Tani duhet maksimumi

'Patrik do bëjë ndërhyrje', Shehi flet para duelit me Bylisin: Tani duhet maksimumi

15:26, 17/03/2023

Tirana do të përballet në transfertë me Bylisin, në orën 14:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve Orges Shehi ka dalë në një konferencë për mediat.

“Skuadra është e plotë, Patrik do të bëjë ndërhyrje në gju, na kthehet Najdovski nga pezullimi i kartonëve.

Pas largimit të Xhixhës, siguruam shërbimet e Kristal Abazajt. Për fatin tonë të keq u dëmtua që në fillim, dhe akoma se kemi 100%, kur u rikuperua Abazaj na u dëmtua Patrik, por do fusim lojtarë të tjerë për të dhënë maksimumin edhe pse cilësia bie pak për shkak të dëmtimeve.

Bylis është një kundërshtar  që meriton respekt, duhet të kishte me shumë pikë se sa ka tani për atë çka dhënë në fushën e lojës, nuk duhet ta marrim nga renditja që është, por duhet vlerësuar pasi luan mirë futboll, ka momente të mira. Ka më shumë të mira se sa të këqija në ekip në dy fazat e lojës.

Është momenti që të marrim maksimumin në çdo ndeshje, duhet të bëjmë më të mirën, mos humbim përqëndrimin dhe vlerësimin, sepse këto na kanë dëmtuar në shumë situata. Në këtë fazë ne jemi në vendin e parë dhe jemi në gjysmëfinalen e Kupës, përpos gjithë lëvizjeve, jemi brenda objektivat, dhe kërkojmë maksimumin në çdo kompeticion.

Florentin e afruam për të zëvendësuar Taulantin, më vjen mirë që po shënon, është lojtari ynë kryesor bashkë me Patrikun. Të dy janë golashënues, për fatin e keq braziliani nuk është në fushë dhe për mua sulmuesit anësorë janë shumë të rëndësishëm”, deklaroi Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco