Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Hidhet shorti i Champions League! Përplasje 'gjigantësh' në çerekfinale

Hidhet shorti i Champions League! Përplasje 'gjigantësh' në çerekfinale

12:19, 17/03/2023

Sot në Nyon është hedhur shorti për çerekfinalet e Champions League, ku janë mësuar edhe çiftet që do të përballen në kompeticionin më elitar të futbollit në Europë.

Në short nuk kishte kufizime të tjera, si për shembull që klubet nga i njëjti vend, nuk mund të luajnë kundër njëri-tjetrit. Prezantues ishin ish-futbollisti i njohur Hamit Altintop, ambasadori i finales që do të zhvillohet në Stamboll, dhe Patrick Kluivert.

Reali i Madridit sfidon Chelsea-n, ndërsa goglat janë treguar të pamëshirshshme duke vënë përballë Manchester City-n me Bayern-in. Interi me fat, pasi gjen Benfikën, ndërsa Milani përplaset me me kryesuesit e kampioantit italian, Napolin.

Në shortin e sotëm janë përcaktuar edhe çiftet gjysmefialiste: fituesi i Real Madrid – Chelsea do të përplasjet me fituesin e Manchester City – Bayern, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë e kualifikuara e Inter – Benfika kundër fitueses së Milan-Napoli.

Çiftet e çerekfinaleve të Champions League:

Real Madrid - Chelsea

Inter – Benfica

Manchester City - Bayern

Milan - Napoli

Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar për 9 dhe 10 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit shtatë ditë më vonë.

Finalja do të luhet më 10 qershor në Stamboll dhe titullin e mbron Reali, i cili vitin e kaluar mundi në finale Liverpool-in.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco