Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mourinho ‘thumbon’ Juventusin dhe Man United në mënyrën e tij: Nuk duhet të jenë fare në këtë kompeticion

Mourinho ‘thumbon’ Juventusin dhe Man United në mënyrën e tij: Nuk duhet të jenë fare në këtë kompeticion

11:36, 17/03/2023

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, indirekt “thumboi” Juventusin dhe Manchester Unitedin përpara shortit të çerekfinaleve të Europa League, duke thënë se këto skuadra nuk duhej të luanin fare në këtë kompeticion pasi u eliminuan nga Champions League në fazën e grupeve.

Pasi skuadra e tij mbrojti epërsinë 2-0 nga ndeshja e parë kundër Real Sociedad, Mourinho ishte shumë i kënaqur, i lumtur dhe krenar që do të luaj në çerekfinalet e Europa League.

Pas ndeshjes së kthimit në Spanjë, e cila përfundoi me rezultat 0-0, “The Special One” thumboi në mënyrën e tij unike dhe indirekte Juventusin, Manchester Unitedin, Sportingun dhe Sevillan, të cilët përmes Champions League arritën në Europa League.

“Nuk më intereson shorti, ka skuadra që për mendimin tim nuk duhet të jenë aty. Kushdo që eliminohet në kompeticionin e tyre duhet të shkojë në shtëpi”, tha Mourinho dhe vazhdoi:

“Nëse në fund këtë kompeticion e fiton skuadra që ka ardhur nga Champions League, nuk do të thotë asgjë për mua, sepse ne kemi qenë aty nga fillimi”.

Roma e Mourinhos luan një nga ndeshjet më të vështira të sezonit të dielën, teksa përballet me rivalët e qytetit Lazio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco