Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Sot mësohen çiftet çerekfinaliste në Europa dhe Conference League, ja kur do të hidhen dy shortet

Sot mësohen çiftet çerekfinaliste në Europa dhe Conference League, ja kur do të hidhen dy shortet

11:10, 17/03/2023

Sot, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për çerekfinalet për tre kompeticionet më të rëndësishme për klube në Europë: Champions, Europa dhe Conference League. 

Çerekfinalet e para që do të mësojmë, janë ato të Champions League, që do të nisë shortin e saj në orën 12:00. Tetë ekipet çerekfinaliste janë Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Inter, Napoli, Milan, Chelsea, Benfica.

Më pas, në orën 13:00, do të hidhet shorti për të mësuar përballjet e radhës në Europa League. Skuadrat e kualifikuara në Europa League të cilat do të ndeshen në çerekfinale janë Juventus, Manchester United, Sevilla, Leverkusen, Union Saint Gilloise, Sporting, Roma dhe Feyenoord.

Ndërsa Conference League, do të hedhë shortin e saj në orën 14:00. Skuadrat e kualifikuara janë AZ Alkmaar, Gent, West Ham, Basel, Fiorentina, Nice, Lech Poznan dhe Anderlecht.

Sipas rregullores në këtë pikë të kompeticioneve, do të lejohen përballjet mes dy klubeve nga e njëjti shtet, ose nga dy klube të cilat janë ndeshur së bashku në fillim gjatë fazës së grupeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco