Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Goditi me grusht Jack Grealish në vitin 2019, gjendet i vdekur tifozi anglez

Goditi me grusht Jack Grealish në vitin 2019, gjendet i vdekur tifozi anglez

10:51, 17/03/2023

Paul Mitchell (32), një tifoz i Birmingham City që vrapoi në fushë në vitin 2019 dhe goditi me grusht Jack Grealish, atëherë kapiteni i Aston Villas, është gjendur i vdekur.

Motra e tij u shpreh për mediat britanike se ai ishte një njeri që kishte gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e tij, sido që të ndodhte dhe se vëmendjen më të madhe në jetë ua kushtonte fëmijëve të tij.

"Ai kishte zemrën më të mirë. Mjerisht, ai ka ndërruar jetë dhe do të na mungojë të gjithëve. Ishte një njeri shumë i njohur. Asgjë këtu nuk do të jetë e njëjtë pa të", thotë Lucy Mitchell. Nëna e Debbie Drew gjithashtu u ndikua nga ky zhvillim, si dhe shoku i tij Ash Herbert:

"Jam absolutisht zemërthyer. Kemi pasur disa kujtime të çmendura fëmijërie që do t'i ruaj për pjesën tjetër të jetës sime. Pusho në paqe, një nga miqtë e mi më të mirë të vjetër. Derisa të takohemi përsëri..."

Ky tifoz do të mbahet mend për skenën e marsit 2019, kur ai vrapoi në fushë dhe goditi me grusht kapitenin e Aston Villa, Jack Grealish.

Pas arrestimit ai tha në gjykatë se nuk është penduar asnjëherë për veprimin e tij, ndërsa mediat angleze shkruajnë se ai dhe familja e tij shpesh kanë marrë kërcënime me vdekje pas kësaj ndodhie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco