Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Gjithçka që duhet të dini për shortin e Champions League

Gjithçka që duhet të dini për shortin e Champions League

09:57, 17/03/2023

Pritshmëritë janë në rritje për shortin e sotëm në Nyon, që do të përcaktojë çerekfinalet e Champions League. Siç dihet, janë tri skuadra italiane, ende të përfshira në kompeticionin kryesor kontinental për klubet: Napoli, Inter dhe Milani.

Përveç tri skuadrave italiane, në shortin që do të nisë të hidhet prej orës 12:00 për çerekfinalet e Champions-it janë edhe Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid. Nga ky raund e tutje shorti është totalisht i hapur, nuk ka vazo dhe mund të çiftohen skuadra nga i njëjti shtet. Skuadrat që janë takuar tashmë në fazën e grupeve mund të luajnë gjithashtu me njëra-tjetrën.

Në fakt, sot janë planifikuar tri shorte: çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe përcaktimi i skuadrës “pritëse” në finale. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen të martën e 11 prillit dhe të mërkurën e 12 prillit, ndërsa ndeshjet e kthimit janë planifikuar për më 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet do të luhen në datat 9-10 dhe 16-17 maj, ndërsa finalja është përcaktuar të shtunën e 10 qershorit në stadiumin “Atatürk” të Stambollit.

Kujtojmë se po sot, në fund të shortit të Ligës së Kampionëve do të procedohet me “Europa League” (13:00), ku marrin pjesë skuadra me emër si Juventusi, Manchester United, Roma etj.; dhe Ligën e Konferencës (14:00), ku italianët përfaqësohen me Fiorentinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco