I kërkohet të boksojë pa simbole të Kosovës, Donjeta Sadiku humb Botërorin

I kërkohet të boksojë pa simbole të Kosovës, Donjeta Sadiku humb Botërorin

11:11, 14/03/2023

Boksieres kosovare, Donjeta Sadiku, i është mohuar përsëri pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit në New Delhi, pasi India ia kushtëzoi dhënien e vizës me heqjen dorë nga simbolet shtetërore të Kosovës gjatë paraqitjes në garë, raporton Syri.net Kosova.

Sadiku, fituese e medaljes së bronztë në Botëror dhe Evropian, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

India nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk është hera e parë që ky vend ia ndalon pjesëmarrjen Sadikut në një botëror.

Ministria e Jashtme e Indisë fillimisht kishte pranuar të jepte viza për ekipin kosovar të boksit, para se t’i vinte kushte Sadikut të paraqitej në ring dhe jashtë tij pa asnjë simbol shtetëror të Kosovës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco