Mediat italiane zbërthejnë debatin e Kumbullës me arbitrin Fabbri, ja çfarë i tha pasi shkelmoi Berardin

Mediat italiane zbërthejnë debatin e Kumbullës me arbitrin Fabbri, ja çfarë i tha pasi shkelmoi Berardin

11:29, 13/03/2023

Marash Kumbulla e kuptoi menjëherë se me atë goditje ndaj Berardit, kishte bërë një gabim të madh por nga ajo që zbërthejnë mediat italiane, mbrojtësi kuqezi u përpoq ta justifikonte gjestin që i kushtoi të kuqin.

Pasi goditi Berardin e shtrirë në tokë dhe u ndëshkua me të kuqe e skuadra e tij me një 11-metërsh, Kumbulla tentoi t’i shpjegonte gjyqtarit Fabbri, arsyen:

Më goditi edhe ai dhe ti më ndëshkon me të kuq vetëm mua?”.

Në fakt, Kumbulla pretendon se ishte sulmuesi i Sassuolos ai që e goditi i pari duke provokuar reagimin e tij.

Arbitri nuk dëshiroi të dëgjonte asnjë justifikim nga shtatlarti me origjinë shkodrane duke lënë në fuqi vendimin për karton të kuq dhe 11-metërsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco