Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Fitorja në Europë lë pasoja te Juventusi, dëmtohen 3 lojtarë

Fitorja në Europë lë pasoja te Juventusi, dëmtohen 3 lojtarë

14:13, 10/03/2023

Fitorja 1-0 që skuadra e Juventusit arriti në Europa League ndaj Freiburg ka lënë pasoja te bardhezinjtë.

Sipas mediave italiane, 3 lojtarë të skuadrës juventine janë paraqitur sot paradite në mjediset e “J-Medical” për të kryer disa kontrolle rutinë.

Bëhet fjalë për Federico Chiesa, Angel Di Maria dhe Alex Sandro.

Ky i fundit do të mungojë në ndeshjen e së dielës ndaj Sampdoria, pasi ka një problem muskulor.

Ai doli para kohe nga fusha në ndeshjen ndaj Freiburg.

Di Maria u shpreh se ka vetëm disa dëmtime të lehta, gjëra normale, por gjatë ndeshjes ai ka prekur disa herë pulpat.

Ndaj dhe ka kryer disa analiza prë të kuptuar shkallën e dëmtimit apo është thjesht një lodhje muskulore.

Ai që shqetëson më shumë është sulmuesi Federico Chiesa, që doli nga fusha duke çaluar për një problem në gjurin e djathtë, jo ai që u operua vjet.

Ai hyri në vend të Vlahovic, por qëndroi në fushë edhe pse ishte i dëmtuar, pasi Juventus i kishte kryer të gjitha zëvendësimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco