Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Klubi i madh italian vihet pas Muriqit

Klubi i madh italian vihet pas Muriqit

13:21, 10/03/2023

Pas Sevillas, është një tjetër klub i madh evropiane që është duke e monitoruar sulmuesin kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqin.

Ylli i ‘Dardanëve’, po bën një sezon të madh në La Ligë dhe deri tani ka shënuar 10 gola.

Performanca e shkëlqyer e ish-sulmuesit të Lazios, ka ndikuar që kosovari të bëhet objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Kohëve të fundit, interesim për përfaqësuesin kosovar kanë shfaqur klubet e Premierligës dhe të La Ligës. Por, tashmë është edhe gjiganti i Serie A, Inter që po e vëzhgon Muriqin.

Mediet italiane shkruajnë se “Nerazzurrët” po planifikojnë ta transferojnë sulmuesin e Mallorcës në vend të Romelu Lukakut dhe Joaquin Correas, që pritet të largohen nga Milano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco